Bislimi: Në tre mujorin e fundit të vitit 2023, ka patur një rënie të papunësisë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pa nuk dha asnjë komente për heqjen e vizave për pasaportat ilegale serbe në Kosovë, ka shkruar në Facebook se është ulur papunësia në Kosovë.
Bislimi ka thënë se sipas të dhënave të ASK-së, në tre mujorin e fundit të vitit 2023 ishte ulu papunësia në 10.7 për qind.
“Në të dhënat më të fundit të publikuara nga ASK-ja, mbi shkallën e papunësisë në tre mujorin e fundit të vitit 2023, konstatohet se ka patur një rënie të mëtejme të papunësisë nga 11.8% në të njëjtën periudhë të vitit paraprak, në 10.7%.” – ka shkruar ai.
Më tej, ai ka thënë se Kosova është në rrugën e zhvillimit të drejtë.
“Në tri vitet e fundit, indikatorët ekonomikë kanë njohur përmirësime të konsiderueshme dhe rritje të shpejtë. Më shumë punësim, më shumë zhvillim. Kosova është në rrugën e drejtë të zhvillimit dhe një të ardhmeje prosperuese.” – ka shkruar Bislimi.