Bislimi mbron projektligjin që synon kontrollin e mediave: Siguron transparencë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Beslimi, ka mbrojtur sot Projektligjin e ri për KPM-në.
Derisa e ka prezantuar këtë projektligj në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, ai ka thënë se dokumenti në fjalë e rrit transparencën.
Ai ka mohuar kritikat e partive opozitare për këtë projektligj.
“Pra, kushtet e njëjta për secilin ofrues të shërbimeve mediale kushte këto që caktohen nga një organ i pavarur kushtetues dhe larg nga çfarëdo ndikimi politik. Nga ndikimi i jashtëzakonshëm që kanë televizionet, por edhe platformat me përmbajtje audio-vizuele te publiku, duke ndikuar në formimin e opinionit publik, e në veçanti tek gjeneratat e reja është e qartë se duhet të krijohen rregulla që mbrojnë të miturit dhe fëmijët, që sigurojnë menaxhim të standardizuar, që sigurojnë transparencë pronësore të mediave dhe më e rëndësishmja një datatabazë të mediave që operojnë në treg”, ka thënë Bislimi.