Bislimi: Liberalizimi i vizave është një arritje në integrimin evropian të Kosovës - NACIONALE

Bislimi: Liberalizimi i vizave është një arritje në integrimin evropian të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar për dakordimin të Parlamenti, Këshillit dhe Komisionit Evropian mbi heqjen e vizave për Kosovën.

Bislimi ka thënë se sot është ditë e rëndësishme evropiane për vendin tonë.

“Dakordimi, i cili do të kalojë në hapat e mëtejshëm procedurial para hyrjes në fuqi, do t’u mundësojë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të udhëtojnë drejt BE-së pa viza, më së largu me 1 janar 2024, për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh brenda çdo periudhe 180 ditore”, ka thënë zëvëndësi i Kurtit, i cili ka falenderuar Presidencën Çeke të Këshillit të BE-së

“Liberalizimi i vizave është një arritje në integrimin evropian të Kosovës. Kjo është një ditë e rëndësishme evropiane për vendin tonë, pas edhe nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në BE. Falenderoj Presidencën Çeke të Këshillit të BE-së, për përkushtimin gjatë presidencës së tyre në këtë proces. Gjithashtu dhe grupin parlamentar të social-demokratëve, të cilët mirëpritën dhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE”, shkruan Bislimi.

Lajme të ngjashme