Bislimi i dhuron Muzeut Kombëtar penën e nënshkrimit të vendimit të liberalizimit të vizave
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka dhuruar penën me të cilën u nënshkruar vendimi final për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Bislimi këtë penë e ka dorëzuar në Muzeun Kombëtar.
Kjo penë iu dhuruar nga eurodeputeti, Thijs Reuten.
Shkrimi i tij:
Penën me të cilën u nënshkrua vendimi final i liberalizimit të vizave për Kosovën, të cilën na e dhuroi eurodeputeti Thijs Reuten, sot e dorëzuam pranë Muzeut Kombëtar.
Bashkë dhe me ministrin Hajrulla Çeku, theksuam rëndësinë e finalizimit të procesit dhe simbolikën e këtij objekti, i cili dhe pritet të shfaqet më tutje në ambjentet e muzeut. Falënderoj zëvendësuesen e drejtorit të Muzeut, znj. Vjollca Aliu, për mikpritjen, bisedën dhe vizitën e zhvilluar.