Bislimi e Petkoviq takohen sërish nesër në Bruksel
Nesër në Bruksel pritet që të takohen sërish kryenegociatori i Kosovës në dialog, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq.
Kjo është bërë e ditur pas takimit të 19 marsit, nga emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ai konfirmoi se mes temave që u diskutuan në takim, ishte edhe çështja e pagesave me dinar.
“Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja Bazike duhet të adresohet nga liderët.” – ka thënë ai.
Hosted the two Chief negotiators to discuss implementing the Agreement on the Path to Normalisation and other issues, incl. the impact of the decision on cash operations. We agreed to continue on this issue next Monday, while the Agreement will need to be addressed by the leaders pic.twitter.com/y6B6P42h0g
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 19, 2024
Vlen të theksohet se dy palët kanë pasur kohë që deri më 22 mars, pra të premten, t’i dorëzonin propozimet e tyre për zgjidhjen e kësaj çështje.