Bislimi e dënon sulmin ndaj familjes shqiptare në Luginë, kritikon Vuçiqin - NACIONALE

Bislimi e dënon sulmin ndaj familjes shqiptare në Luginë, kritikon Vuçiqin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar pas sulmit ndaj familjes Muharremi në Medvegjë.

Me anë të një postimi në platformen X, Bislimi ka dënuar sulmin, teksa ka ftuar komunitetin ndërkombëtar ta monitorojë situatën.

Turjë, ai ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nuk mund ta çojë një ditë pa ndonjë incident.

“Qeveria dënon ashpër aktet e vandalizmit dhe frikësimit ndaj familjes Muharremi në Medvegjë. Është shqetësuese dhe e papranueshme. Me sa duket për Vuçiqin një ditë pa ndonjë incident është një ditë e humbur. Serbia duhet të përmbahet nga aktet e dhunës ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka shkruar ai.

”Edhe deputeti i vetëm shqiptar në Serbi Shaip Kamberi kërkoi rend, paqe dhe që qytetarët shqiptarë në Medvegjë të mos ekspozohen ndaj akteve të tilla dhe që komuniteti ndërkombëtar të ndjekë ngjarjet dhe të monitorojë me kujdes situatën e sigurisë, veçanërisht. në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të ngjashme