Bislimi e akuzon Rusinë për “përpjekje destabilizuese”: Akterët janë nga rajoni - NACIONALE

Bislimi e akuzon Rusinë për “përpjekje destabilizuese”: Akterët janë nga rajoni

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth rreziqeve me të cilat përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Duke folur në një tryezë, ku qenë pjesëmarrës politikanë nga Kuvendet e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Bislimi foli për “tenativat destabilizuese” ndaj Ballkanit Perëndimor, që “më shumë gjasë regjistorin e e ka në Rusi”.

Megjthatë, sipas dyshit të Qeverisë Kurti, pra Bislimit, akterët e destabilizimit janë nga rajoni.

“Rajoni ynë po përballet me tentativa destabilizuese që me shumë gjasë regjisorin e ka në Rusi por akterët janë nga vet rajoni. Pozita e Kosovës në rajon nuk ndërlidhet vetëm me interesin kombëtar por edhe me kontributin që mund të japim në siguri... Ne e mbështesim planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor. Bashkimi Evropian duhet të reformohet dhe zgjerohet. Nuk duhet të ketë përfitues të fondeve pa i përqafuar vlerat e BE-së.” – deklaroi ai, transmeton Koha.

Lajme të ngjashme