Bislimi diskuton me emisarin gjerman për zhvillimet e fundit politike e masat ndëshkuese ndaj Kosovës - NACIONALE

Bislimi diskuton me emisarin gjerman për zhvillimet e fundit politike e masat ndëshkuese ndaj Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar të mërkurën me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në njoftimin e ZKM-së bëhet e ditur se Bislimi me Sarrazinin kanë diskutuar për situatën në vend dhe zhvillimet e fundit politike.

Gjithashtu, një nga temat që është diskutuar ishte edhe masat ndëshkuese ndaj Kosovës, ku Bislimi ka kërkuar që ato të hiqen.

Palët diskutuan mbi situatën në vend dhe rajon dhe zhvillimet e fundit politike. Një prej temave të adresuara ishte edhe masat ndëshkuese ndaj Kosovës, ku zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se ato vijojnë të jenë të padrejta dhe se duhet të hiqen sa më parë.” – thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Njoftimi i plotë:

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mirëpriti në takim Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Republika e Kosovës e çmon dhe vlerëson lart partneritetin, bashkëpunimin dhe miqësinë e ngushtë me Gjermaninë.

Palët diskutuan mbi situatën në vend dhe rajon dhe zhvillimet e fundit politike. Një prej temave të adresuara ishte edhe masat ndëshkuese ndaj Kosovës, ku zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se ato vijojnë të jenë të padrejta dhe se duhet të hiqen sa më parë.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi emisarin Sarrazin për përkushtimin, angazhimin e tij të vazhdueshëm e intensiv dhe për këtë vizitë të radhës në vendin tonë.

Lajme të ngjashme