Bislimi: Diskriminimi e gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve në Serbi janë normë
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka shkruar në platformën “X” se gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi tashmë është shndërruar në normë.
Ky reagim i Bislimit vjen pas vendimit të Supremes atje për zëvendëskryeministrin serb Aleksandër Vulin.
“Diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes tani janë normë në Serbi. Me sa duket është e ligjshme sipas ligjit serb të përdoren terma nënçmues ndaj shqiptarëve”.
“Vendimi i Gjykatës Supreme të Serbisë për deklaratat e Vulinit thellon shqetësimet tona në lidhje me të drejtat dhe sigurinë e pakicës shqiptare”, ka shkruar ai.