Bislimi dhe Petkoviq takohen nesër në mëngjes në Bruksel - NACIONALE

Bislimi dhe Petkoviq takohen nesër në mëngjes në Bruksel

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Takimi i nesërm në nivel krynegociatorësh në Bruksel në kuadër të Dialogut Kosovë-Serbi do të nis që nga ora 10:30, ku fillimisht ndërmjetësi do të takohet ndaraz me zv/kryemimnistrin kosovar, Besnik Bislimi dhe të ashtuquajturin drejtor të një zyreje të vetëquajtur për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq. Për kohën e takimeve raportoi agjencioni serb i lajmeve “Tanjug”.

Takimi mes Bislimit dhe Petkoviq vjen pas takimit të Nivelit të Lartë më 2 maj ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku për herë të parë u shpalua draft-Statuti për Asociacionin e Komunave të Banuara me shumicë serbe. Ky Ekip tashmë është shpërbërë nga Qeveria e Kosovës, ndërsa draft-Statuti i hartuar nga ta është vlerësuar si në themel anti-kushtetues.

Bashkimi Evropian e ka kundërshtuar këtë vendim të qeverisë kosovare duke thënë se pala kosovare “ka shkelur germën dhe frymën” e marrëveshje të arritura në Bruksel. Sipas tyre, ky Ekip “duhet të qëndrojë në vend” deri në miratimin e një Statuti përfundimtar të Asociacionit.

Ditëve të fundit Lajçak ishte në Prishtinë dhe Beograd për t’i paraprirë takimit të së hënës në Bruksel, ku pritet që bisedimet për Statutin e Asociacionit do të barten tash në nivel kryenegociatorësh. Një deklaratë e Lajçakut se Draft-Statuti i hartuar nga Ekipi Menaxhues do të shërbejë si “pikënisje” dhe se do të provohet të gjendet “mesi” i dy vizioneve për Asociacionin ka shkaktuar indinjatë të madhe te partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje./Nacionale/.

Lajme të ngjashme