Bislimi dhe Petkoviq në Bruksel, nuk dihen temat e diskutimit
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbinë në procesin e dialogut për normalizim të raporteve gjenden në Bruksel.
Klisman Kadiu, shef i kabinetit të Besnik Bislimit, kryenegociatorit të Kosovës, ka treguar se zëvendëskryeministri Bislimi gjendet në Bruksel.
Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ai nuk ka dhënë shumë detaje.
“Mbi detajet, formatet, takimet dhe temat e diskutimit, do të informoheni në përfundim të tyre”, ka thënë Kadiu.
Edhe Serbia ka bërë me dije se kryenegociatori e saj, Petar Petkoviq, gjendet në Bruksel.