Biserko: Rusia ka qenë sigurisht prapa Banjskës, Vuçiqi shpreson të ndarja e mundshme e Kosovës - NACIONALE

Biserko: Rusia ka qenë sigurisht prapa Banjskës, Vuçiqi shpreson të ndarja e mundshme e Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sonja Biserko, drejtoresha e Komitetit të Helsinikit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, ka dhënë një intervistë të gjatë për RTV 21, ku ka folur për shumë tema, përfshirë zgjedhjet në Serbi e dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Në intervistën e saj, Biserko ka ngritu një hipotezë interesante. Sipas saj, Rusia ka qenë sigurisht prapa sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

“Unë mendoj se kjo gjithashtu po e sfidon NATO-n sidomos nga ana e Rusisë. Sepse Rusia ka qenë sigurisht prapa Banjskës ose po inkurajonin ose po luftonin atje, ose çfarëdo. Nuk kemi një raport të qartë për këtë. Por është mjaft e qartë kush ishte faktori, si të themi kryesor në gjithë këtë çështje.” – deklaroi Biserko.

Tutje, ajo theksoi se Aleksandar Vuçiqi, president i Serbisë, e di që Kosova është e pavarur, por e vetmja shpresë e tij është ndarja e mundshme.

“Ai do ta përdorë Kosovën për sa kohë të mundet, duke rritur emocionet në mesin e serbëve të Kosovës. Meqë serbët e Kosovës votojnë në disa qytete në Serbinë e Jugut, autobusët i kanë bartur ata në qendrat e ndryshme të votimit. Kështu që ai do ta përdorë këtë për aq kohë sa i lejohet. Por eventualisht ai mund të ndalojë, sepse ai e di se Kosova është e pavarur dhe se nuk është e mundur të riintegrohet në Serbi. E vetmja shpresë që ka është ndarja e mundshme. Ky është opsioni që ka qenë në tavolinë gjatë gjithë kohës, kur flasim për preferencat e Serbisë që kanë të bëjnë me Kosovën.” – deklaroi ajo.

Lajme të ngjashme