“Bisedë për trendet e sigurisë”: Komandanti i KFOR-it takon përfaqësuesin ushtarak britanik në NATO
Komandanti turk i KFOR-it, Gjenerali Özkan Ulutaş njoftoi për takimin që ka pasur me Përfaqësuesin ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar në NATO, Gjeneralin Sir Ian Cave, me të cilin, siç u tha në komunikatë, “biseduam për trendet e fundit të sigurisë”.
“Ata shkëmbyen mendime mbi trendet e fundit të sigurisë, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe mbështetjen e tij për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, u tha në komunikatë.