Bisedë mes Chollet dhe Vuçiq, flasin për “formimin urgjent” të Asociacionit - NACIONALE

Bisedë mes Chollet dhe Vuçiq, flasin për “formimin urgjent” të Asociacionit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë kur s’kanë mbetur as një javë kohë nga takimi i Nivelit të Lartë më 2 maj në Bruksel ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ky i fundit pati një thirrje telefonike nga Zyrtari i Lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Biseda mes tyre, siç njoftoi Chollet, ishte e dy natyrave: Marrëveshja Kosovë-Serbi dhe marrëdhëniet ShBA-Serbi. Për atë të parën, Derek Chollet identifikoi një “urgjencë” – Asociacionin e Komunave Serbe.

“Bisedë përmbajtësore dhe pozitive me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot. U pajtuam rreth fuqizimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve ndëermjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë dhe përqendrimin e përbashkët në progresin rreth Dialogut, e në veçanti për nevojën urgjente për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Presim takim konstruktiv më 2 maj në Bruksel”, shkroi Derek Chollet në Twitter.

Lajme të ngjashme