Biseda telefonike e Pumper me Bllacën, Lushi: EULEX-i në thelb ka vdekur, Nazim Bllaca është shëmtia shqiptare - NACIONALE

Biseda telefonike e Pumper me Bllacën, Lushi: EULEX-i në thelb ka vdekur, Nazim Bllaca është shëmtia shqiptare

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aktivisti shqiptaro-amerikan, Uk Lushi, është alarmuar nga bisedat telefonike mes hetueses së EULEX-it, Zdenka Punper, dhe agjentit të BIA-s serbe, Nazim Bllacës, të cilat janë publikuar në emisionin “Debat Plus” në kuadër të serive “Brenda Laptopit të Bllacës”.

Ai ka bërë me dije se kjo bisedë duhet të trondit çdo shqiptar.

Në profilin e tij në “Facebook”, Lushi ka shkruar se këto biseda tregojnë që misioni i BE-së në Kosovë në thelb ka vdekur.

“Eulex në thelb ka vdekur pas këtyre emisioneve. Çdo vend dhe çdo komb një pranie të tillë të huaj dhe të ndyer do t’i jepte 24 orë të largohej dhe do të fillonte aktakuzat ndaj kriminelëve si Zdenka Pumper, Salustro e shumë si këta dy. Por në Kosovë nuk ka as pushtet e as shtet. Nuk ka as qytetarë. E për intelektualë që ngrisin zërin as të mos flasim. Prandaj jemi ende si jemi derisa të guxojmë të jemi si janë krejt njerëzit dhe kombet e lira”, ka shkruar Lushi.

Lajme të ngjashme