Telefonata O'Brien-Osmani: Zbatimi i rregulloreve monetare të jetë gjithëpërfshirës - NACIONALE

Telefonata O'Brien-Osmani: Zbatimi i rregulloreve monetare të jetë gjithëpërfshirës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndihmës sekretari amerikan Jim O'Brien njoftoi se ka zhvilluar bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

O’brien, përmes një njoftimi në X, tha se me Osmanin u diskutua mbi rëndësinë “e zbatimit të rregullave monetare nga Kosova në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Ndihmës Sekretari O'Brien gjithashtu bëri të ditur se diskutimet u fokusuan domosdoshmërinë e përmbushjes së angazhimet në kuadër të Dialogut me Serbinë, përfshirë ndërmarrjen e hapave për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Telefonatë e mirë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Diskutuam rëndësinë e zbatimit të rregullave monetare nga Kosova në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë komunitetin e pakicës serbe, dhe që palët të përmbushin të gjitha zotimet e Dialogut të BE-së – për Kosovën kjo përfshin ASM-në.” – tha ai.

Lajme të ngjashme