Biseda Kusari-Radoiçiq, Haxhiu: Kuvendi duhet të fillojë procedurën për marrjen e mandatit të Mimoza Kusari-Lilës
Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka kërkuar nga Kuvendi të fillojë procedurën për marrjen e mandatit të Mimoza Kusarit-Lila pas publikimit të edhe një pjese të bisedës së Shefes së Grupit Parlametnar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe kryekriminelit Milan Radojçiq.
"Të nderuar miq, Kuvendi i Kosovës duhet të fillojë procedurën për marrjen e mandatit të Mimoza Kusarit-Lila për shkak të bashkëpunimit të saj me kryeterroristin Milan Radojçiq, për votim të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese dhe eleminimin e veteranëve të UÇK-ës nga Ligji për Pagën Minimale dhe kundër Projektligjit për Trustin." - ka thënë Haxhiu.