Biseda e Kusari-Lilës me Radoçiqi, Haradinaj: Masha e Kurtit tregon se kah i ka te kthyme antenat qeveria
Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas audio-incizimit të Mimoza Kusarit-Lilës me Milan Radioiçiqin, e cila është publikuat sot nga “Paparaci”.
Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së ai e ka quajtur mashë të kryeministrit Kurti.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se kjo bisedë tregon se kah i ka te kthyera antenat Qeveria Kurti.
“Incizimet e publikuara sot nga Paparaci, ku dëgjohet koordinimi i mashës së Kurtit, Mimozës me Radoiçiqin, tregon mirë se kah i ka te kthyme antenat qeveria e tij. Në vend që të koordinohen me Amerikë e aleatë, këta bashkëpunojnë me terrorista serb. I tillë ishte koordinimi kundër UÇK-së në përfshirjen e tyre ne ligjin e pagave ku publikisht votuan kundër. I tillë ishte vendimi i qeverisë, njëherë për bllokimin e më pas për çbllokimin e hyrjes së produkteve serbe në Kosovë, pa asnjë përfitim për vendin”, ka shkruar Haradinaj, ka shkruar ai, duke shtuar se vlerat kombëtare të Kosovës nuk ka qeveri që i lëkund.
“Të tilla janë mashtrimet e nëpasnjëshme me të cilat Kurti dhe kasta e tij tash e katër vite i ushqen popullin me popullizëm e në anën tjetër armiqësoi vendin me aleatët kryesorë. Vlerat tona kombëtare nuk ka qeveri e as individ që mund t’i thyej. Mobilizimi për t’i largu këta mashtrues e shërbëtorë jugosllav tashmë nuk është vetëm detyrë, por mision që kërkon gjithëmobilizim”, ka shkruar Haradinaj.