Birra me afat të skaduar shitet me zbritje në një market në Prishtinë - NACIONALE

Birra me afat të skaduar shitet me zbritje në një market në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qytetarët e vendit shpeshherë në marketet e mëdha e të vogla, hasin në produkte me afat të skaduar.

Një qytetar që është lajmëruar në adresë të Nacionales, ka treguar se qysh një market në Prishtinë mban produktin e birrës me afat të skaduar.

Në bazë të fotografisë shihet se këtij produkti afati i ka skaduar qysh para një muaji.

Ky qytetarë ka thënë se birra me afat të skaduar po vazhdon të shitet me zbritje.

Ndërkohë, ditë më parë edhe një qytetar tjerë, ka treguar se një market në Ferizaj ia ka ndryshuar datën e skadimit një produkti duke manipuluar me datën e saktë të skadimit të afatit të përdorimit.

Lajme të ngjashme