BIK-u tregon kohen e faljes së namazit të Kurban Bajramit
Bashkësia Islame e Kosovës ka vendosje që namazi i Kurban Bajramit do të falet të shtunën në orën 5:43 të mëngjesit.
Në njoftimin për medie, BIK-u ka treguar edhe për aktivitet tjera që do të mbahen në ditën e parë të Bajramit.
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është ditën e shtunë më 09 korrik 2022. Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë. Namazi i sabahut falet në orën 4.32 min. Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban – Bajramit do ta mbajë dr. Orhan Bislimaj -kryemami i KBI në Prizren. Namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 5.43 min, të cilit do t’i prijë kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, Buhan ef. Hashani, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava”, është thënë në njoftimin e BIK-ut.