BIK-u tregon kohen e faljes së namazit të Fitër Bajramit - NACIONALE

BIK-u tregon kohen e faljes së namazit të Fitër Bajramit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar se dita e parë e Fitër Bajramit do të jetë të dielën, më 30 mars.

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Në njoftimin për media, BIK ka treguar se namazi i Fitër Bajramit do të falet në orën 06:59 minuta.

Namazi do të falet Vedat ef. Sahiti , kryeimami i BIK-ut.

“Manifestimi fillon në orën 05:41, me faljen e namazit të sabahut, të cilit do t'i prijë Hetem ef. Sopjani, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Agim ef. Hyseni - anëtar i Kryesisë së BI-së së Kosovës. Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:59 minuta, të cilit do t'i prijë Vedat ef. Sahiti - kryeimami i BIK-ut. Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë”, është thënë në njoftimin e BIK-ut, duke treguar detaje tjera të agjendës.

“Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 30 mars 2025, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona. Me fat festa e Fitër Bajramit!”, është thënë në njoftimin e BIK-ut.

Lajme të ngjashme