BIK-u tregon gjendjen e haxhilerëve të Kosovës - NACIONALE

BIK-u tregon gjendjen e haxhilerëve të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë me dije se të gjithë besimtarët që kanë udhëtuar drejt vendeve të shenjta janë mirë.

Përmes një njoftimi, BIK-u ka njoftuar se në rrugëtimin e tyre për të kryer ritualin e haxhit gjithçka është duke shkuar sipas planit të paraparë.

Në ambientet e xhamisë së hotelit në Meke, ku janë duke qëndruar besimtarët tanë, pas namazit të drekës, u mbajt ligjëratë e shkurtër me tematikë rreth ritualeve të haxhit. Bashkësia Islame e Kosovës njofton se të gjithë besimtarët që kanë udhëtuar drejt vendeve të shenjta janë mirë dhe se gjithçka është duke shkuar sipas planit të paraparë për sa i përket organizimit të haxhit”, është thënë në njoftimin e BIK-ut.

Lajme të ngjashme