BIK për kandidimin e Osman Musliut me VV-në: Është kompetencë e Kryesisë - NACIONALE

BIK për kandidimin e Osman Musliut me VV-në: Është kompetencë e Kryesisë

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) është deklaruar lidhur me kandidaturën për deputet e hoxhës Osman Musliu në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Zyrtari nga BIK Ramadan Shkodra ka konfirmuar se udhëzimi që ndalon kandidimin e imamëve në lista politike vazhdon të mbetet në fuqi, ndërsa çdo vendim eventual për masa ndaj hoxhës Osman Musliu do të jetë kompetencë e Kryesisë së BIK-ut.

”Udhëzimi është në fuqi. A do të merren masa, është kompetencë e Kryesisë. Kur të mblidhet Kryesia, del me qëndrim”, tha Shkodra për RTV21.

Lajme të ngjashme