Bien temperaturat në Kosovë: Sot mot me shi e me borë - NACIONALE

Bien temperaturat në Kosovë: Sot mot me shi e me borë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot mbi vendin tonë të mbajë mot i vranët dhe në disa vende edhe reshje shiu.

Sipas IHMK-së, reshjet e shiut në pjesën e dytë të ditës parashihet të shndërrohen në borë, ku do të ketë edhe rënie të temperaturave.

Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen të shndërrohen në borë”.

Gjithashtu shënohen edhe rënie të ndieshme të temperaturave. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.” – thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të ngjashme