Bien pak shifrat: Shtatë mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë - NACIONALE

Bien pak shifrat: Shtatë mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Kosovë vazhdon të ketë raste ditore të paraqitura me koronavirus. Shifrat me rastet e reja ende po janë tre-shifrore.

Megjithatë, ditëve të fundit ka më pak raste të reja se san ë dy javët e kaluara ku në baza ditore vendi numëronte mbi 1 mijë raste të reja.

Si rrjedhojë, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë është 7,221.

MSH në njoftimin 24 orësh njofton për një person të vdekur nga coronavirusi.

Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se janë shëruar 1,562 persona, ndërsa brenda 24 orëve janë vaksinuar 58 persona.

Lajme të ngjashme