Bie për 3 për qind çmimi i naftës shkaku i frikës nga recensioni - NACIONALE

Bie për 3 për qind çmimi i naftës shkaku i frikës nga recensioni

1 vit më parë

nga NACIONALE

Çmimet e naftës vazhduan të ulen të mërkurën për shkak të shqetësimit të investitorëve për gjendjen e dobët të ekonomisë, mundësinë për rritjen e shkallës së interesit nga bankat qendrore dhe shtimin e numrit të rasteve me Covid-19 në Kinë.

Ndryshimi i çmimit të naftës filloi para gjashtë muajve, me fillimin e luftës në Ukrainë. “Shenjat e fundit të rritjes së çrregullt janë tkurrja e aktivitetit të fabrikave në Kinë në gusht dhe zgjerimi më i ngadalshëm sesa që është pritur i sektorit të shërbimeve në atë vend”, tha Tamas Varga, analist.

Në disa nga qytetet më të mëdha të Kinës janë vendosur masa izolimi dhe janë mbyllur bizneset për ta luftuar përhapjen e koronavirusit në kohën kur ekonomia e dytë më e madhe në botë tashmë po ballafaqohet me rritje të dobët.

Lajme të ngjashme