Bie niveli i Badocit dhe Batllavës, apeli i ujësjellësit: Mos e keqpërdorni ujin - NACIONALE

Bie niveli i Badocit dhe Batllavës, apeli i ujësjellësit: Mos e keqpërdorni ujin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina”, apelon tek qytetarwt qw ujin ta përdorin në mënyrë më racionale.

Kompania thotë se çdo ditë e më shumë po rriten kërkesat për ujë të pijshëm, ndërsa ka rënie të nivelit në dy liqenet prej ku merret uji për furnizim.

“Niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është minus 1.52 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit minus 7.90 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes. Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë”, thuhet në komunikatën e ujësjellësit.

KRU Prishtina” thotë se me të gjitha kapacitetet teknike trajtuese është duke bërë shpërndarje të barabartë të ujit të pijshëm te të gjithë konsumatorët.

Lajme të ngjashme