Bie nga ndërtesa një grua në lagjen Emshir të Prishtinës
Një grua ka rënë nga një ndërsa në lagjen Emshir në Prishtinë.
Flora Ahmeti, nga zyra rajonale e Prishtinës në Policinë e Kosovës, ka deklaruar se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
"Sot rreth 18:00, kemi pranuar informatën se në lagjen Emshir në Prishtinë, një person (femër) ka rënë nga një ndërtesë, dhe e njëjta ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin", ka thënë Ahmeti.
