Bie kulmi i ndërtesës së Komunës në Prishtinë, dyshohet për të lënduar
Raportohet për një person të lënduar si pasojë e rënies së kulmit të ndërtesës së Komunës së re të Prishtinës për shkak të erërave të forta.
Deri më tani këto dyshime nuk janë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Nacionale ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës dhe është në pritje të përgjigjes.