Bideni ia përmend Trumpit aktoren e filmave për të rritur: Ti e ke moralin e një mace të rrugës - NACIONALE

Bideni ia përmend Trumpit aktoren e filmave për të rritur: Ti e ke moralin e një mace të rrugës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti Joe Biden ia ka përmendur rivalit Donald Trump rastin e dënimit nga gjykata për pagesat e fshehura për një aktore të filmave për të rritur, duke thënë se republikani kishte kryer marrëdhënie intime me aktoren kur gruan e kishte shtatzënë.

“Krimet me të cilat ende ngarkohesh. Mendo për të gjitha dënimet civile që i ke. Sa miliardë dollarë i ke borxh në dënime civile, për prekje sek*uale të një gruaje në publik, për bërjen e një vargu të plotë të gjërave, për se*s me një yll pornografik, përderisa gruaja jote ishte shtatzënë? Dua të them, për çfarë po flet ti? Ti e ke moralin e një mace të rrugës” – i tha Bideni Trumpit.

Ish-presidenti mohoi se ka kryer marrëdhënie me një aktore të filmave për të rritur dhe pretendoi se rasti në gjykatë i është ngritur përmes prokurorit të emëruar nga pushteti dhe se ndaj vendimit do tw paraqesë apel.

Lajme të ngjashme