Biden: Nuk mendoj që Putini do t’i përdorë armët bërthamore - NACIONALE

Biden: Nuk mendoj që Putini do t’i përdorë armët bërthamore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të martën se nuk mendon që homologu i tij rus, Vladimir Putin, do të përdorë armë bërthamore.

Ai e dha këtë përgjigje në një intervistë për televizionin CNN të martën në mbrëmje. Komenti i tij erdhi pas paralajmërimit që e bëri javën e kaluar, kur tha se bota ballafaqohet me rrezikun më të madh bërthamor që nga kriza kubane e raketave e vitit 1962.

Kur u pyet nëse mendon se Putini do të përdorë armë bërthamore, presidenti amerikan tha: “Nuk mendoj se do ta bëjë.”

Sa i përket paralajmërimit të javës së kaluar, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha: “I tërë thelbi që doja ta paraqisja ishte që kjo mund të çojë thjesht te një rezultat i tmerrshëm dhe jo për shkak se ndokush synon që ta shndërrojë këtë në një luftë botërore ose diçka, por thjesht kur ti përdor një armë bërthamore, gabimet që mund të bëhen, llogaritjet e gabuara, kush e di se çfarë do të ndodhte.”

Lajme të ngjashme