Biden e uron Vuçiqin për pavarësinë e Serbisë: Duhet të vazhdojë progresi në dialog me Kosovën - NACIONALE

Biden e uron Vuçiqin për pavarësinë e Serbisë: Duhet të vazhdojë progresi në dialog me Kosovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar letër urimi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Aty, Biden thekson rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Kosovën, e cila paraqet hapa kyç për paqe në të ardhmen.

“E inkurajoj Serbinë që të vazhdojë me progresin e vitit të kaluar në dialogun me Kosovën, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian. Marrëveshja për normalizim dhe zbatim paraqet hapa kyç drejt një të ardhmeje më paqësore dhe më të suksesshme për Serbinë, rajonin dhe Europën”, thuhet në mesazhin e Biden.

“SHBA vlerëson mbështetjen që Serbia i dha Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të saj territorial kur u përball me pushtimin brutal të Rusisë”, thuhet ndër tjerash në mesazhin e presidentit të SHBA-së.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE dhe mbeten të përkushtuara për të ndihmuar Serbinë të forcojë institucionet e saj demokratike drejt përmbushjes së këtij qëllimi. Ndërtimi i një Ballkani Perëndimor më të suksesshëm dhe më të qëndrueshëm është në interesin e SHBA-së dhe Serbisë, dhe në të ardhmen pres me padurim avancimin e këtij qëllimi duke forcuar sigurinë energjetike rajonale dhe duke zgjeruar lidhjet tona ekonomike”, shton Biden.

Lajme të ngjashme