Betohen 80 noterë të rinj, Haxhiu: Procesi prej më transparentëve
Janë betuar 80 noterë të rinj në vend, njoftoi Ministria e Drejtësisë në një komunikatë për media, ndërsa bartësja e këtij dikasteri procesin e quajti “ndër më transparentët”.
“Pas përfundimit të ceremonisë, ministrja Haxhiu ndau licencat për noterët e emëruar dhe ju uroi suksese dhe punë të mbarë dhe me përgjegjësi në përmbushjen e detyrave të tyre”, thuhet në komunikatë.
Postimi i plotë:
Japin betimin noterët e rinj
80 noterët e rinj kanë dhënë betimin para ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi dhe kryetarit të Odës së Noterëve, Shpend Haskaj.
Pas përfundimit të ceremonisë, ministrja Haxhiu ndau licencat për noterët e emëruar dhe ju uroi suksese dhe punë të mbarë dhe me përgjegjësi në përmbushjen e detyrave të tyre.
Tutje ministrja Haxhiu tha se Provimi i Noterisë ka qenë ndër proceset më transparente e profesionale të organizuara ndonjëherë dhe sipas saj shtimi i noterëve të rinj do të përmbushë nevojat e qytetarëve për shërbime noteriale.
Në fund ministrja Haxhiu, falënderoj Komisionin për Provimin e Noterisë, Komisionin për përzgjedhjen e noterëve dhe stafin mbështetës të Ministrisë për punën dhe angazhimin e tyre profesional në këtë proces.