Betohen 12 kadetë të rinj të FSK-së - NACIONALE

Betohen 12 kadetë të rinj të FSK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sot janë betuar dymbëdhjetë kadetë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) para kapitenit të Qendrës për Studime Universitare për të filluar studimet katërvjeçare në ketë qendër.

Me këtë rast, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka kërkuar nga ta angazhim të duhur ushtarak.

Heronjtë janë ata që do t’i kemi në çdo hap qe do të ecim përpara, pa ta nuk do të kishim te kaluarën e lavdishme e as të ardhmen e ndritur. Që nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu e deri të komandanti legjendar Adem Jashari populli ynë nuk pranoi asnjëherë nënshtrimin, për liri jetojmë, për liri vdesim, pa liri nuk ekzistojmë. Liria është kryefjala e kombit tonë. Të dashur kadetë, nga ju pres të arrini zhvillimin e duhur ushtarak, fizik dhe moral, të bëheni udhëheqës me karakter të fortë”, ka thënë Mehaj./KP/

Lajme të ngjashme