Besnik Tahiri: Rritja e pagës minimale në 500 euro, korrupsion elektoral - NACIONALE

Besnik Tahiri: Rritja e pagës minimale në 500 euro, korrupsion elektoral

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar se rritja e pagës minimale në 500 euro, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), përbën korrupsion elektoral.

Ai akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se po manipulon me paratë e qytetarëve.

“Loja me pagën minimale dhe shpërndarja e buxhetit të shtetit për përfitime thjesht partiake nga pushteti aktual, ndërkohë që për tre vite rresht është injoruar plotësisht ligji për pagën minimale dhe ai për pagat në sektorin publik, ka vetëm një emër: korrupsion elektoral”, ka shkruar Tahiri në një postim në Facebook.

“Kjo s’është politikë sociale, është manipulim elektoral me paranë publike”, ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme