Besnik Tahiri në kërkim të "llajkave", e sponsorizon statusin: 2023 vit i humbur i Kosovës
Besnik Tahiri, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, është një nga deputetët më aktiv të AAK-së në Kuvendin e Kosovës.
Ai flet për shumë tema e jep mendime mbi ligjet që i harton Qeveria e Kosovës. Por kësaj radhe Tahiri ra në sy të Nacionales për një arsye krejt tjetër. Tahiri ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar vitin 2023, të cilin e ka cilësuar si “vit i humbur për Kosovën”.
Por duket se Tahiri nuk ka qenë aq i kënaqur me “reach”-in e postimin, pasi postimin e ka sponsorizuar. Për shkak të sponsorizimit, Tahiri ka marrë goxha pëlqime, deri më tani mbi 550 pëlqime.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që një politikan kosovar ka sponsorizuar postimet e tij. Në këtë fushë, kampion është kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, për të cilin kohë më parë kishte shkruar Nacionale.