Besnik Bislimi do ta vizitojë Beogradin - NACIONALE

Besnik Bislimi do ta vizitojë Beogradin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, do ta vizitojë Serbinë.

Gjatë vizitës dyditore në Beograd, ai do të marrë pjesë edhe në një konferencë në të cilën do të flitet për dialogun Kosovë - Serbi.

“Zëvendëskryeministri Bislimi do të marrë pjesë ditën e enjte në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, me fillim nga ora 17:00, dhe ditën e premte, në një panel diskutimi, në kuadër të Konferencës së Beogradit për Sigurinë”, ka thënë kabineti i Bislimit për "KlanKosova".

“Fokuset e diskutimit në këto konferenca do të jenë në integrimin evropian, perspektiva e rajonit dhe dialogu”, është thënë në përgjigjen e kabinetit.

Lajme të ngjashme