Besnik Bislimi raporton sot në Komisionin për Integrim Evropian
Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi do të raportojë të mërkurën para deputetëve të Komisionit për Integrim Evropian.
Raportimi i tij fillon në ora 09:00.
Në rend të ditës ky komision ka edhe pika të tjera të cila mund t’i lexoni më poshtë.
Rendi i ditës:
Komisioni për Integrim Evropian
RENDI I DITËS
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 14.04.2023;
3. Raportim i z.Besnik Bislimi - Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog;
4. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2023-2027, i ftuar z. Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog;
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-226 për ratifikimin e Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2022, i ftuar z. Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog;
6. Shqyrtimi i projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L -031 për procedurën e përgjithshme administrative, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;
7. Shqyrtimi i projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-034 për mbrojtjen e konsumatorit, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;
8. Shqyrtimi i projektligjit nr.08/L-202 për kinematografinë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;
9. Të ndryshme.
Vendi: N204Koha: 09:00