Besnik Berisha flet për ftesën e Sami Lushtakut që t'i bashkohet PDK-së - NACIONALE

Besnik Berisha flet për ftesën e Sami Lushtakut që t'i bashkohet PDK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Besnik Berisha është përgjigjur thirrjes së anëtarit të PDK-së, Sami Lushtaku.

Lushtaku bëri thirrje që Berisha të kalojë nga LDK-ja në PDK.

E për këtë Berisha ka thënë se partia e tij është LDK-ja dhe se ka pasur ofertë edhe nga kryetari Lumir Abdixhiku që t’i bashkohet edhë njëherë partisë.

Lushtaku është figurë e nderuar, i repsketuar për mua..Partia ime është LDK-ja, unë kam kryer shërbime si këshilltar i kryeministrit e vazhdoj të kryej, jam anëtar i Këshillit të Përgjithshëm në LDK, kam pas oferta edhe të kryetarit aktual për t’u bashkëngjitë edhe njëherë partisë, për shkak se unë jam i martuar me profesionin e avokatit se e dua pafundësisht. Partia mbetet LDK-ja, profesioni im mbetet avokati.” – ka thënë ai në një konferencë për medie e cila është thirrë për shkak të arrestimit të tij.

Lajme të ngjashme