Bërnabiq thotë se Kurti është “burim jostabiliteti”: Bota e ka kuptuar
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, duke komentuar situatën e fundit në veriun e vendit, ka drejtuar kritika për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Bërnabiq në një intervistë për TV Prva ka thënë se Kurti është “burim i jostabilitetit”.
“Bota po e kupton gjithmonë e më shumë se Prishtina e Albin Kurti janë burim i destabilitetit jo vetëm në Ballkan”, tha ajo.
“Ne do të vazhdojmë të luftojmë, lufta diplomatike ësahtë e përditshme. Presidenti Vuçiq ka çdo ditë diskutime për këtë temë me zyrtarët më të rëndësishëm botëror. Ne jemi në kërkim të zgjidhjes”, ka thënë Bërnabiq.
Kryeministrja serbe ka deklaruar se Kosova po merr përkrahje nga Gjermania e Britania e Madhe.