Bërnabiq: Jemi në gjendje të bëjmë çdo kompromis, vetëm që ta ruajmë paqen
Kryeministrja e Serbië, Ana Bërnabiq e cila po qëndron në veri të vendit, është deklaruar se Serbia është në gjendje të bëj çdo kompromis, sado i dhimbshëm të jetë ai.
Bërnabiq ka thënë se kjo do të bëhet vetëm që të ruhet paqja.
“Jemi ne gjendje te bejme cdo kompromis, sado te dhimbshem, vetem qe ta ruajme paqen” ka thënë Bërnabiq.
Ndryshe Bërnabiq ka qëndruar në Qendrën e IT-së dhe Akademisë Shpirtërore në veri të vendit.
Ajo pritet të vizitojë edhe Manastirin e Banjskës në Zveçan dhe tri familje serbe në Leposaviq.