Kimete Berishaj: Kurti është budalla, Ambasada e Kosovës në SHBA është antiamerikane - NACIONALE

Kimete Berishaj: Kurti është budalla, Ambasada e Kosovës në SHBA është antiamerikane

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionistja Kimete Berisha ia ka numëruar dështimet Qeverisë Kurti gjatë këtyre dy viteve.

Në një postim të gjatë në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar edhe për raportin e ambasadorit të Kosovës në SHBA-së, Ilir Dugolli, për ministren Gërvalla, të cilin sot e ka publikuar gazeta Nacionale.

Ajo ka bërë me dije se raporti tregon se sot Ambasada e Kosovës në SHBA është antiamerikane.

Ambasadori i Kosovës në Amerikë i ka treguar ministreshës së tij se 'Amerika është edhe më brutale seç kujton qeveria Kurti'. Sot, Ambasada e Kosovës në Amerikë është antiamerikane”, ka shkruar Brisha.

Më tej, ajo ka komentuar edhe mosftesën e ambasadës amerikane për kryeministrin Kurt në takimin që do të mbahet për Asociacionin në Prishtinë.

Ambasada Amerikane ka vendosur të vetëmbrohet nga armiqësia publike e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, duke e mbajtur larg vetes. Volteri ishte ateist por Biblën e mbante nën sqetull sepse mendonte se 'armikun duhet ta mbash afër' - demek për t'ia kuptuar planet... (me qenë armiku budalla -po). Albin Kurti mendon se është i barabartë me Amerikën: Ky e ka dijen, kurse Amerika e ka forcën fizike. Prandaj, Amerika është lodhur duke u ndjerë inferiore ndaj Albin Kurtit, i cili, siç u ndodh rëndomë narcisoidëve, ka ngelur vetëm me 'mençurinë' e tij dhe me analfabetët e tij funksionalë! Mençuria të lë në vetmi. Vetmia pastaj ta shpjegon Ty se si Ti je një budalla”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme