Berisha: Zajednica kalon, njohja jo, ky është rezultati i Kurtit - NACIONALE

Berisha: Zajednica kalon, njohja jo, ky është rezultati i Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës e zyrtari i LDK-së, Anton Berisha ka shkruar në Facebook, për poltikën e Kurtit në raport me bisedimet me Serbinë.

Sipas Berishës, Kurti pengoi shumë procese të rëndësishme në këtë rrugëtim të tij, duke u thirrë në patriotizëm e shqiptarizëm, ndërsa tash kur Kurti është në pushtet sipas tij, krejt çka po i sjellë Kosovës është mosnjohja nga asnjë shtet, prishja e raporteve me ShBA-të, si dhe asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, dhe atë pa njohje.

Kjo sipas Berishës është si rezultat i politikave të Kurtit.

Shkrimi i plotë i Berishës:

“Politika e Albin Kurtit në opozitë ishte mohimi i çdo të arriture dhe pengimi i proceseve duke u thirrë në shqiptarizëm, në qëndrueshmerinë dhe nderin kombëtar që me Serbinë as që duhet të dialogohet përderisa ajo nuk kërkon falje dhe nuk përmbush kushtet që i rendiste në letër e ligjërime, por duhej realizuar projekti i madh i bashkimit kombëtar.

Politika e Albin Kurtit kryeminister është mosnjohja nga asnjë shtet, degradim deri në acarim të raporteve me SHBA dhe BE, asnjë kusht i plotësuar nga Serbia, forcim i Serbisë brenda territorit tonë verior, proces dialogues në të cilin Serbia për herë të parë delë si palë bashkëpunuese dhe në krahë të SHBA përderisa qeveritarët e Kosovës nuk iu mundësohen vizitat në SHBA.

Krejt në fund, rezultati i politikës së Kurtit është: ZAJEDNICA kalon e NJOHJA nuk kalon!

Lajme të ngjashme