Berisha: Tuta në veri po fabrikohet nga qeveria Kurti dhe Aleksandër Vuçiq - NACIONALE

Berisha: Tuta në veri po fabrikohet nga qeveria Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionistaj Kimete Berisha ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qëndrimet që ka dhënë në intervistën e fundit për “The Guardian”.

Ajo ka vlerësuar se deklarimi i Kurtit se 'nëse hiqen barrikadat e bandave serbe në veri do të ketë viktima', është shumë problematik.

Në këtë mënyrë, ka thënë ajo, kryeministri po e përgatit popullin se “më mirë Zajednicë se sa vdekje”.

Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar se kryeministri Kurti veriun e vendit po e paraqet si 'varr' për shqiptarët, policët dhe ushtarët.

Kryeministri po e përgatit popullin e tij se: më mirë Zajednicë se sa vdekje. Krejt do të pajtohen se vdekja është më e keqja. Veriun po e paraqet si 'varr' për shqiptarët, për policët dhe për ushtarët. Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla (bashkë me bandat serbe) po e rrisin problemin e barrikadave dhe po e bëjnë të duket më i madh se që është”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, frika për veriun është duke u prodhuar dhe fabrikuar nga qeveria Kurti.

Xhelal Sveçla veç rusë po sheh dhe për ta bërë situatën tragjike, kur flet për Veriun, përdorë shprehje të mëdha, si: po ndodh lufta hibrido-ruse - thotë. Tuta në Veri është duke u prodhuar dhe fabrikuar nga qeveria Kurti dhe nga Aleksandër Vuçiq. Në mënyrë që kur të dorëzohet, Albin Kurti do ta bëjë këtë për hir të parandalimit të viktimave. Sevap e ka”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme