Berisha tallet me Prindon Sadriun: Ende nuk e ka larë dorën me të cilën e ka prekur Erdoganin - NACIONALE

Berisha tallet me Prindon Sadriun: Ende nuk e ka larë dorën me të cilën e ka prekur Erdoganin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionistja Kimete Berisha është tallur keq me Prindon Sadriun, bashkëshortin e presidentes Vjosa Osmani.

Në një shkrim të gjatë të postuar në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar se zotriu i parë ende nuk e ka larë dorën me të cilën e ka prekur presidentin e Turqisë, Rexep Taip Erdogan.

Prindoni ende nuk e ka larë dorën, nga dita kur e kapi përdore Presidenti shpirtëror i krejt shqiptarëve (përveç i atyre të Shqipërisë) – Erdogan”, ka shkruar ajo.

Në ceremoninë e betimit të Erdoganit për mandatin e ri presidencial kishte marrë pjesë edhe presidentja Osmani me bashkëshortin e saj. Në një nga fotot të ceremonisë shihet se si presidenti turk e kishte kapur për dore bashkëshortin e presidentes.

Lajme të ngjashme