Berisha për Kurtin: Ishte në Greqi për bashkimin e trojeve shqiptare
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka folur në Kuvendin e Kosovës për vizitën e kryeministrit, Albin Kurti në Greqi.
Berisha ka thënës e Kurti në Greqi nuk ka shkuar për t’u ‘rrezitur’ siç tha deputeti i LDK-së, Arben Gashi, por për të bërë bashkimin e trojeve shqiptare.
“Dua t’i them se kryeministri, duke e njohur kursin e tij patriotik dhe atdhetar, nuk ka shkuar për t’u rrezitur, por ka shkuar ta zgjerojë projektin e tij për bashkimin e trojeve shqiptare, prandaj duhet të keni më shumë konsiderat në vlerësim”, tha Berisha.
“Kryeministër mirë se ke ardhë nga një mision i vështirë në tokat e Çamërisë apo të Epirit dhe pas zgjidhjes së çështjes së Kosovës, kryeministër ju faleminderit që po kontribuoni në zgjidhjen e çështjes së çamëve në Greqi”, tha ai tutje.