Berisha për fushatën e Kurtit: Vargje të këqija, duket se flet me bark të thatë
Kimete Berisha, opinioniste e njohur, ka komentuar fushatën elektorale. Në profilin e saj, Berisha ia ka kushtuar një pjesë të konsiderueshme të shkrimit pushtetit.
Më saktë, Berisha ka shkruar rreth mënyrës së fushatës së kryeministrit Albin Kurti.
Ajo e ka krahasuar Kurtin me “këngëtarët që nuk hanë bukë”.
“Albin Kurti duket sikur do ta 'lë' shpirtin në fushatë.
Duket sikur flet me bark të thatë, para buke, si këngëtarët që nuk hanë disa orë para se të këndojnë!
Kur e lyp puna e përdorë edhe plisin.
Në ndihmë i vijnë edhe vargje të këqija, si ato të Shkrelit, që 'poeti' i ka shkruar nga zyra e komitetit krahinor.
- Ky shan më me qejf se të tjerët, ngacmon më keq se të tjerët, bërtet më fort se të tjerët.
- Dhe duket sikur veç Albin Kurti e ka përnjëmend fushatën dhe veç ky e do fitoren.
- Albin Kurti po sillet si opozitë që kurrë s'ka qenë në pushtet, e opozita po sillen si të lodhur nga pushteti i gjatë” – ka shkruar ajo.