Berisha: “Pasaporta e artë” e Ramës, shndërron Shqipërinë në vend të rrezikshëm - NACIONALE

Berisha: “Pasaporta e artë” e Ramës, shndërron Shqipërinë në vend të rrezikshëm

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar idenë e Ramës për dhënien me koncesion të shtetësisë shqiptare.

Në një konferencë për medie, Berisha ka thënë se “pasaporta e artë” e bën Shqipërinë një vend të rrezikshëm.

Me procesin e dhënies me koncesion të shtetësisë dhe pasaportën e artë, Edi Rama shndërron Shqipërinë në një vend të rrezikshëm për qytetarët e saj, shndërron Shqipërinë në vend të rrezikshëm për shkak të trafikantëve e terroristëve që mund të mblidhen në këtë vend, për vendin, rajonin dhe Evropën. Përshëndes qëndrimin e KE që është shprehur në mënyrë kategorike kundër këtyre praktikave”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, përmes kësaj pasaporte kryeministri Edi Rama po synon të arrijë disa qëllime politike.

Dënoj pasaportën e artë të Edi Ramës si një thirrje për trafikantët kriminelë por dhe terroristë nga mbarë bota, paguani që të mblidheni në Shqipëri, paralajmëroj Edi Ramën se këto praktika me sa duket kanë një qëllim të dytë politik, bllokimin e procesit të negociatave me BE. Është e vërtetë që konferenca e parë është mbajtur, sikundër është e vërtetë që negociatat nuk janë hapur në kuptimin që procesi do fillojë pas disa rishqyrtimeve që do bëhen gjatë këtyre muajve në një konferencë të dytë. Për të shtyrë në kalendar konferencën e dytë është kjo që bën Edi Rama. E paralajmëroj se këto praktika do kundërshtohen me gjithë potencialin që ka opozita. Paralajmëroj çdo person, aplikimi mbi bazën e kësaj praktike nuk do të njihet nga opozita shqiptare ndaj mos bien pre e një skeme të madhe mashtrimi. Ky është qëndrimi i Partisë Demokratike ndaj këtij procesi në të cilin Edi Rama kërkon të forcojë pushtetin e tij nëpërmjet krimit, drogës dhe mafies”, ka thënë Berisha.

Lajme të ngjashme