Berisha: Pas Ivanoviqit, Kurti shtoi dozën me Zoran Gjingjiqin - NACIONALE

Berisha: Pas Ivanoviqit, Kurti shtoi dozën me Zoran Gjingjiqin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha, ka reaguar ndaj përkujtimit të vrasjes së ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq nga kryeministrit, Albin Kurti.

Berisha ka thënë se reagimi i Kurtit për Oliver Ivanoviqin nuk ishte i paparamendur dhe se tash e ka shtuar “dozën me Zoran Gjingjiqin”.

Ndryshe reagimi i Kurti në përvjetorin e vrasjes së Gjingjiqit nxiti reagime të shumta në Kosovë, ku Kurti u kritikua me të madhe.

Shkrimi i tij:

Asgjë nuk ishte e paparamenduar nga Kurti, kur kujtoi Oliver Ivanoviqin. E meqë reagimi ishte i vakët, tash ai shton dozën me Zoran Gjingjiqin, deri ne hapin tjeter.

Nuk eshte histori e larget, e aq me pak e shkymur , e diskursit majtist per prevalimin e elitave serbe. Po qe se pahiri harrojme, e kemi edhe Abazoviqin si rikujtues.

Lajme të ngjashme