Berisha: Osmani e Kurti po merren me zgjidhjen e problemeve globale, harrojnë problemet vendore - NACIONALE

Berisha: Osmani e Kurti po merren me zgjidhjen e problemeve globale, harrojnë problemet vendore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i LDK-së, Anton Berisha, ka komentuar deklaratat e Presidentes Vjosa Osmani protestat e grave iraniane.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se dyshja Osmani dhe Kurti po merren me zgjidhjen e problemeve globale dhe jo me problemet e qytetarëve të Kosovës.

Presidentja Osmani paska dalë në përkrahje të grave iraniane për të drejtat dhe liritëtë e tyre. E njëjta, në vendin që është vetë presidente, pas javësh debatesh mezi arriti të përmend kushtetutën si referencë e moshës së pjekurisë së gjinisë femërore. Është evidente se dyshja Osmani-Kurti kanë marrë bajrakun e zgjidhjeve të problemeve globale e nuk marrin asnjë detyrim të zgjidhjes së problemeve në vendin e tyre. Edhe ashtu, më shumë kohë janë duke kaluar nëpër dynja!”, ka shkruar Berisha.

Lajme të ngjashme